Rriten shifrat në Greqi/ Mbi 7 mijë raste të reja dhe 70 viktima nga Covid

Rriten shifrat në Greqi/ Mbi 7 mijë raste të reja dhe 70 viktima nga Covid

19:06, 10/11/2021
A+ Aa A-

Greqia ka regjistruar 7,105 të infektuar me koronavirus dhe 70 humbje jete në 24 orët e fundit.

Autoritetet bënë të ditur se nga rastet e konfirmuara sot, pesë janë konfirmuar nga kontrollet në pikat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend shkoi në 80,8297, nga të cilat 50,7% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 125 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 2,472 të tjerë janë raste kontakti. Nga ana tjetër, numri i rasteve fatale që nga fillimi i pandemisë ka shkruar në 16,493. Prej tyre, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco