20 vjeçarja shkoi për të kërkuar punë, pronari e sulmon seksualisht

20 vjeçarja shkoi për të kërkuar punë, pronari e sulmon seksualisht

08:17, 10/11/2021
A+ Aa A-

Një 20 vjeçare e cila kishte vajtur për të kërkuar punë në një butikë në Greqi është gjendur në një situatë të pazakontë e cila mund të ketë pasojë për gjithë jetën e saj.

Burri i cili bëri sikur donte ta intervistonte për të parë se 20 vjeçarja ishte e kualifikuar i dha asaj rroba të tjera dhe kur e bëri atë të pozonte u vërsul pas saj.

20 vjeçarja ka reaguar duke ngritur zërin dhe pasi është përleshur me pronarin që donte të përfitonte nga nevoja e 20 vjeçares për punë , shkoi në polici dhe denoncoi ngjarjen.

Sulmi

Sipas denoncimit të vajzës, gjithçka ka nisur në orën 16:30 të së hënës me (orën lokale).

20-vjeçarja u paraqit në dyqanit të veshjeve që ndodhet në një pjesë qendrore të Bajronit shkruajnë mediat greke.

 Aty takoi një burrë i cili i tha se ishte pronari, i cili ishte rreth moshës 40-45 vjeç , me flokë të zeza të hollë. 

Pasi i bëri disa pyetje, ajo më pas i kërkoi që të ndërronte rrobat e saj dhe t'i vishte ato nga dyqani në mënyrë që të mund ta vlerësonte atë si shitëse. 

Vajza bëri të njëjtën gjë dhe punëdhënësi iu afrua i ngriti të brendshmet , gjoja për t'i rregulluar. 

Më pas ajo ka treguar se ai i është afruar duke tentuar t’i heqë pantallonat dhe më pas i ka kërkuar të mbështetej në karrige duke u afruar drejt saj me trup.

Vajza në gjendje shoku, tentoi të bërtasë me zë të lartë dhe u ngrit menjëherë nga karrigia duke u larguar me shpejtësi nga dyqani dhe ka shkuar në Polici, ku ka denoncuar ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco