Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid, Ministria e Shëndetësisë: Qindra pacientë nuk janë vaksinuar

Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid, Ministria e Shëndetësisë: Qindra pacientë nuk janë vaksinuar

08:37, 09/11/2021
A+ Aa A-

Përhapja e lartë e koronavirusit në Greqi ka rritur shqetësimin e autoriteteve.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë alarmin pasi qindra pacientë me COVID të shtruar në spital nuk janë të vaksinuar. Numri i pacientë të shtruar dhe të intubuar në spitale vazhdimisht po rriten.

Gjatë ditëve të fundit shtrimet janë rritur me 37% , ndërsa në Repartet e Kujdesit Intensiv janë rritur me 37%. Mbrëmjen e së hënës numri i të sëmurëve me Covid-19 kishte kaluar 3500.

Mjeket theksojnë një tjetër rekord i ri negativ po shënohet me rritjen e rasteve, me 7335 të prekur, ndërsa shprehen të alarmuar për një tjetër vale të fortë, pasi krahas rritjes së rasteve ka edhe një numër të lartë të viktimave. Ditën e djeshme humbën jetën 65 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco