VIDEO/ Humbi zgjedhjet lokale, Zaev jep dorëheqjen si kryeministër

VIDEO/ Humbi zgjedhjet lokale, Zaev jep dorëheqjen si kryeministër

22:33, 31/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vetë ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

Ai përmendi arritjet e qeverisë së tij, si regjistrimin e popullsisë, marrjen e dritës së gjelbër për fillim të negociatave dhe antarësimin në NATO.

Zaev kishte premtuar më herët, se në rast se LSDM humbet zgjedhjet, do ta japë dorëheqjen. VMRO nga ana tjetër ka shpallur fitoren në Shkup dhe në shumicën e komunave.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik31/10/2021 23:14

Suksese ne jete

Shto koment

Denonco