Janë regjistruar 185 raste të reja me Covid 19, nga 1.876 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 523 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që numri i viktimave mbetet ende i lartë dhe janë shënuar 15 viktima.
Prej tyre, 6 raste janë shënuar në Shkup, kurse në Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër dhe 5qytete tjera, nga një rast vdekje.
Edhe numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Shkup- 99, kurse në vend të dytë janë Velesi dhe Koçani me nga 14 raste.
© SYRI.net