Shifra të larta me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shifra të larta me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

20:40, 10/09/2021
A+ Aa A-

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 3 javësh.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5362 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 577 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 265 raste.

Ndërsa viktimat kanë qenë 30, duke e çuar numrin që nga fillimi i pandemisë në 6 214.

Po ashtu janë shëruar edhe 1010 pacientë, 163070 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Rastet aktive me COVID janë 13166.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco