Glyka Nera: Po vjen një arrestim tjetër, bashkëpunëtori i Babis që fshehu gjurmët e krimit

Glyka Nera: Po vjen një arrestim tjetër, bashkëpunëtori i Babis që fshehu gjurmët e krimit

12:03, 10/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet greke duket se janë një hap më afër prangosjes së njerëzve që ndihmuan vrasësin e bashkëshortes së tij Caroline, Babis Anagnostopoulos.

Athinë -  Priten zhvillime të shpejta për vrasjen e gruas së re Caroline në Glyka Nera që tronditi Greqinë. Autoritetet duket se janë një hap më pranë prangosjes së një burri nga rrethi familjar shumë i afërt i bashkëshortit vrasës  Babis Anagnostopoulos.

Në orët e fundit ka informacione se në ditët në vijim do të lëshohet një urdhër arresti në lidhje me përfshirjen e tij në rastin e Glyka Nera, sepse ai ndihmoi Babis Anagnostopoulos të fshihte faktin se ishte vrasësi i Caroline.

Personi që ka marrëdhënie të ngushta me familjen e 20-vjeçares Caroline Krauts, nuk duket se është përfshirë në vrasjen gjakftohtë të burrit të saj -  por në atë që pasoi vrasjen brutale, kur 33-vjeçari Anagnostopoulos po përpiqej të fshihte gjurmët e tij dhe për të bindur policinë se Caroline ishte viktima e një grabitjeje të rëndë vdekjeprurëse.

Sipas policëve me përvojë që merren me çështjen, konsiderohet e sigurt që piloti 32-vjeçar kishte një bashkëpunëtor, jo gjatë kryerjes së krimit të tmerrshëm, por më pas… për të "fshirë" gjurmët që do të tradhtonin atë që bëri.

Përveç kësaj, siç kishte zbuluar Realnews, në fillim të gushtit, burri që qëndron pas kërcënimeve ndaj këshilltares së shëndetit mendor po hetohet nga Policia greke, duke pasur në dispozicion fakte serioze për bashkëpunëtorin e pilotit në krimin e tmerrshëm në banesën e tyre.

Në veçanti, këshilltarja e shëndetit mendor kishte marrë tre mesazhe kërcënuese nga një numër i panjohur, përmes të cilit një burrë e kërcënonte: "Unë do të të vras ​​nëse nuk bën atë që është e drejtë," i tha burri i zemëruar në telefon.

Vlen të përmendet se në momentin që ajo mori këto telefonata kërcënuese, znj. Mylonopoulou është ishte thirrur nga hetuesit dhe ka dhënë një deklaratë të plotë, për seancat që kishte me gruan 20-vjeçare të vrasësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco