Regjistrohen 2 807 raste të reja me coronavirus në Greqi, 38 vdekje në 24 orët e fundit

Regjistrohen 2 807 raste të reja me coronavirus në Greqi, 38 vdekje në 24 orët e fundit

19:31, 07/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet në Greqi njoftuan se rastet e reja të konfirmuara në laborator të koronavirusit të regjistruar në 24 orët e fundit janë 2 807, nga të cilët 18 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 605 158. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 388.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjec. Ndër pacientët e intubuar, 349 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 39 janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 3,015 pacientë janë larguar nga spitalet.

Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 229.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 38, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 13 971 vdekjesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco