VIDEO/ Vokshi: Sigurimi i Shtetit u ka zili me këto skenarë, te oborri i Surrelit bëni ç'të doni

13:22, 09/10/2024
A+ Aa A-

Në mbledhjen e  Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, tensionet u shfaqën edhe gjatë një debati të ashpër mes kryetares aktuale Albana Vokshi dhe ish-kryetares Klodiana Spahiu.

Vokshi u shpreh e indinjuar se si ish kryetarja kishte lejuar që mbledhja të fillonte pa të: “Unë te dera aty ti hap mbledhjen? Po ç’kujton ti? Do të zbatohet ligji një më një, nuk ka padrejtësi në komisionet që drejton opozita.”

Ajo theksoi se “në Surrel bëni çfarë të doni, këtu jo,” duke shprehur qartë se çdo veprim do të ndodhte sipas ligjit.

Nga ana tjetër, Spahiu u shpreh: “Të qëndrojmë pak korrekt në deklaratat që bëjmë.”

Megjithatë, Vokshi nuk u ndal dhe e pyeti, duke thënë: “Kush është korrektësia? Ti e para duhet të kishe thënë ‘prit se është Albana te dera’, se ke qenë kryetare vetë, apo jo?”

Të dy palët shprehën nevojën për të ruajtur rendin dhe ligjin, por mënyra se si u shprehën tregon se sfidat për të pasur një mbledhje të qetë janë të shumta dhe komplekse.

DEBATI:

Vokshi: Unë te dera aty ti hap mbledhjen? Po ç’kujton ti? Do të zbatohet ligji një më një, nuk ka padrejtësi në komisionet që drejton opozita; në Surrel bëni çfarë të doni, këtu jo. Shkoni tek oborri i Surrelit, uluni aty, hapni mbledhjet, thirreni Gentin të parin (dëshmitarin), se me siguri do të vijë edhe në Surrel.

Spahiu: Të qëndrojmë pak korrekt në deklaratat që bëjmë.

Vokshi: Kush është korrektësia? Unë te dera ju hapni komisionin; ti e para duhet të kesh thënë “prit se është Alban te dera”, se ke qenë kryetare vetë, apo jo?

Spahiu: Edhe njëherë të bëj thirrje, hajde të ulemi, të qetësojmë gjakrat dhe të fillojmë punën.

Vokshi: Të dali dëshmitari, kjo mbledhje të fillojë sipas ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco