Mesazhe për politikanët nga SkyECC,  reagon SPAK: Janë sajesa, biseda të pavërteta

Mesazhe për politikanët nga SkyECC, reagon SPAK: Janë sajesa, biseda të pavërteta

13:14, 09/10/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka reaguar në mënyrë zyrtare për mesazhet që u kanë mbërritur  disa politikanëve dhe personave publikë.

Një prej personazheve politikë që i kanë mbërritur këto mesazhe, që u denoncuan publikisht është kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili dorëzoi dhe në SPAK të gjitha materialet për hetimin.

Në një deklaratë për mediat, SPAK bën të ditur se, këto mesazhe janë sajesa, me qëllim krijimin e bisedave të pavërteta.

Reagimi i SPAK:

Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/EÇ janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco