Gjyqi i Gërdecit/ Mediu: Partia ka vendosur që Fatmir Mediu të jetë viktima e radhës

Gjyqi i Gërdecit/ Mediu: Partia ka vendosur që Fatmir Mediu të jetë viktima e radhës

12:56, 09/10/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.

Mbrojtja ligjore e Mediut paraqiti kundërshtimet në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve në dy seancat e kaluara. Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta. Shifrat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.

Duke folur për mediat, Mediu u shpreh se, ‘Partia-duke ironizuar Partinë Socialiste-ka vendosur që viktima e radhës e drejtësisë të jetë Fatmir Mediu’.

Mediu: Këta ekspertë të famshëm e nxjerrin fitim atë që është humbje. Pa dëm ekonomik nuk ka akuzë për shpërdorim detyre. Po e mbyll këtu, nëse ne paskemi qenë dritë shkurtër siç mendojnë ata të paditur se kush janë fitimet nga demontimi, po partnerët tanë, pse investuan 24 mlna euro dhe u kthyen vetëm, 7 mln euro.

Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim, ne i kemi dhënë predha falas, kemi paguar kostot dhe shpenzimet e transportit. Kjo logjikë është absurde. Shkresa e Poliçanit deklaron se nëse do bëhej në Poliçan, do zgjaste rreth 30 vjet, akoma do vazhdonte demontimi. VKM kishte vendosur për demontimin në 2010.

Ka strategji, ka demontim në 2009, këta ekspertët nuk duan t’ja dinë as çfarë ka ndodhur pas e as  mbrapa. Edhe njëherë dua ta theksoj, akt ekspertimi i pavlerë. Gjykata është ajo që çmon aktin e ekspertimit, prandaj vazhduam procesin pyetje me pyetje. Nëse kanë interes për të vërtetën, mund ta kishin bërë një akt ekspertimi se nuk duhej as kohë e gjatë.

Akti i ekspertimit ka më pak se 80% të akteve ligjore, e cila ka qenë një praktikë që ka filluar në vitin 2006. Kur ne kërkuam të bëhej akti i ekspertimit nga se kishte ndodhur shpërthimi, prokurori ka thënë këtë e ka vendosur gjykata. Me keqardhje më të madhe, por nuk ishte e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco