Ushtari i Ramës, Ndreca kërcënon Vokshin me gjyq dhe i tregon se di edhe emrin e gjyqtarit…

12:45, 09/10/2024
A+ Aa A-

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ku deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit, dhe Plarent Ndreca, nënkryetar, janë përfshirë në një përplasje të fortë.

Ndreca kërcënoi Vokshin se kishte për qëllim ta dërgonte për ndjekje penale, duke përmendur madje edhe që di emrin e gjykatësit që do të merret me rastin.

“Unë do ta çoj për ndjekje penale, po deshe, të them edhe emrin e gjykatësit që do të jetë,” tha ai, duke lënë të kuptohet se kishte informacion të brendshëm mbi mënyrën se si do të zhvillohej procesi gjyqësor.

Më pas, Ndreca shtoi: “Hajde në gjykatë, për kapelet, fol, vazhdo flit, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete Gazin për padinë që ka, dhe ai të vijë ta provojë bashkë me ty se sa kam marrë me kapelet.”

Reagimi i Vokshit nuk u vonua: “Ti ke mllefin tënd personal, këto janë ato që të kanë mbushur, ato komplekset e tua.”

Ndreca, duke e sfiduar Vokshin, vazhdoi: “Kjo është një gënjeshtër e fabrikuar gjithë këto vite nga ju, që nuk kuptoni çfarë pune bëjnë njerëzit. Meqenëse je e zonja, bëj këto deklarata që unë do t’i mar shumë shpejt dhe do t’i çoj në vend. Hajde te gjyqtari dhe provoi të gjitha këto. Hajde te gjyqtari, po të them edhe emrin e gjyqtarit ku do të jesh palë e paditur.”

Përgjigja e Vokshit ishte e prerë: “E di dhe emrin, e di dhe emrin e gjyqtarit.”

Ndreca iu përgjigj: “Po sigurisht, është caktuar gjyqtari.”

Ky debat shkakton shqetësim të madh dhe ngre pyetje mbi integritetin e procesit të drejtësisë në vend. dhe tregon se ndihmësit e politikës mund të ushtrojnë ndikim në sistemin gjyqësor, duke minuar pavarësinë e tij.

Ky incident thekson gjithashtu tensionet e brendshme brenda Kuvendit dhe nënvizon nevojën për një hetim të thelluar mbi ndikimet politike në sistemin e drejtësisë. 

Debati i sotëm përbën një sinjal të qartë se lufta për transparencë dhe përgjegjësi në sektorin e shëndetësisë është larg përfundimit, dhe tensionet politike do të vazhdojnë të ndikojnë në punën e institucioneve të vendit.

DEBATI:

Ndreca: Hajde në gjykatë, për kapelet, fol, vazhdo flit, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete Gazin për padinë që ka, dhe ai të vijë ta provojë bashkë me ty se sa kam marrë me kapelet.

Vokshi: Ti ke mllefin tënd personal; këto janë ato që të kanë mbushur, ato komplekset e tua.

Ndreca: Kjo është një gënjeshtër e fabrikuar gjithë këto vite nga ju, që nuk kuptoni çfarë pune bëjnë njerëzit. Meqenëse je e zonja, bëj këto deklarata që unë do ti mar shumë shpejt dhe do ti çoj në vend. Hajde te gjyqtari dhe provoi të gjitha këto. Hajde te gjyqtari, po të them edhe emrin e gjyqtarit ku do të jesh palë e paditur.

Vokshi: E di dhe emrin, e di dhe emrin e gjyqtarit.

Ndreca: Po sigurisht, është caktuar gjyqtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco