Papagajtë e pushtetit po sulmojnë qytetarët dhe opozitën pse protestuan

Papagajtë e pushtetit po sulmojnë qytetarët dhe opozitën pse protestuan

12:18, 09/10/2024
A+ Aa A-

Nga Klevis Balliu 

A keni fytyrë ju krijesa mediatike!

Prej dy ditësh dëgjoj në studio disa papagaj të pushtetit që sulmojnë qytetarët dhe opozitën për një arsye të vetme: PSE PROTESTOJ!

Të tallesh me sakrificën e qytetarëve, të sulmosh prindërit e atyre fëmijëve që janë larguar nga vendi me gomone, të sulmosh fermerët e rrënuar, studentët që nuk shohin një rreze drite në këtë vend të mbërthyer nga krimi, kjo është vetëm shitje.

Sepse këta, ishin protestuesit, këtë sulm e bejnë disa të paguar të pushtetit që vetëshpallen analistë.

Ata që nuk veprojnë nuk kanë të drejtë të komentojnë.

Miliona euro të vjedhura qytetarëve nga Edi Rama një pjesë e marrin këta krijesa mediatike të cilët flasin se nuk duhej protesta, se ishte e dhunshme protesta, se gabim që qytetarët sulmuan Partinë Socialiste, a keni ndërgjegje ju o zotërinj, a keni familje ju o zotërinj dhe zonja, turpi i vetëm për atë godinë është që nuk është vënë para përgjegjësisë më parë.

Ajo është e njëjta parti që nuk ka kurrë një deklaratë apo veprim të vetëm për tu ndarë nga e shkuara e saj e vrasjeve, persekutimeve, internimeve të shqiptarëve për 50 vjet.

Dhe është sot partia e shpopullimit, duke vjedhur shtëpi e katandi, duke i ndarë fëmijët nga prindërit.

Falenderim të thellë kam për të gjithë qytetarët e nderuar, heronj të qëndresës përballë këtij pushteti antishqiptar, që u ngritën dhe qëndruan të pamposhtur dhe hërën tjetër do të jemi më shumë dhe do të jemi më të fortë me të tjerë qytetarë që bashkohen çdo orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco