Debatet/ Deputetja e PD: Ti punon duke vjedhur! Socialisti: Do jesh e paditur…

Debatet/ Deputetja e PD: Ti punon duke vjedhur! Socialisti: Do jesh e paditur…

12:06, 09/10/2024
A+ Aa A-

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca janë përplasur ashpër me njëri – tjetrin në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Kryetarja e Komisionit nuk ishte dakord që komisioni të vazhdonte punën, pasi kishte nisur pa praninë e saj. Vokshi i kërkoi dëshmitarit të dilte jashtë deri në hapjen e Komisionit.

Kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i Komisionit, Plarnet Ndreca.

Më pas debatet mes tyre kanë vazhduar me tone të larta, duke hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

“Kur do shkon në SPAK? Se ky komisioni nuk ti zgjidh hallet”, iu drejtua Albana Vokshi, Plarent Ndrecës.

Ky i fundit, iu përgjigj duke thënë: Nuk keni moral për të folur për SPAK apo për kushtetutë.

DEBATET

Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, kërkon ta bësh mbi vendime politike. Unë ika se ti zotrote i bie tavolinës kështu.

Vokshi: Ti punon duke vjedhur?

Ndreca: Atë për të vjedhur hajde shihe në gjykatë. Hajde në gjykatë po kë këllqe, se je e zonja ti.

Vokshi: Do na keni përballë, do hetohen deri në fund

Ndreca: Të ishte fati jonë në dorën tuaj ne do ishin të gjithë në burg, do ishim të vrarë si në bulevard

Vokshi: 4 vetat i vrau Edi Rama

Ndreca: Fatmirësisht fati nuk është në darën tuaj. Ne mund të bëjmë shumë gjera, por nuk vrasim njeri

Vokshi: Shko te Onkologjiku, keni vrare njerëz aty.

Ndreca: Keni ardhur për të prishur komisionin?

Vokshi: Mbledhja nuk nis nëse nuk del dëshmitari

Ndreca: Fol fol ti, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete shokun Gazi ke padia që ka edhe ai do ta provojë sa jam marrë unë me kapalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco