Lajmi i fundit

Mesazhe për politikanët nga SkyECC, reagon SPAK: Janë sajesa, biseda të pavërteta

Xhaferri: Emigrimi “killeri” i heshtur i Universitetit, në  2013 në UT u regjistruan mbi 22 mijë studentë, në 2024 vetëm 3148 studentë!

Xhaferri: Emigrimi “killeri” i heshtur i Universitetit, në 2013 në UT u regjistruan mbi 22 mijë studentë, në 2024 vetëm 3148 studentë!

11:10, 09/10/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Eksodi nuk po kursen asgjë në Shqipëri, teksa nëse deri tani viktima kryesore e tij ka qënë krahu i punës tani, radha i ka ardhur edhe studentëve dhe Universiteteve. 

Sipas të dhënave në Universitetet Publike të vendit në vitin  akademik 2023-2024 u regjistruan 12 241 studentë të rinj, teksa për vitin akademik 2024-2025 janë regjistruar vetëm 9920 studentë, thënë ndryshe 2321 studentë më pak, ose 20%. 

Në vitin akademik 2013-2014 vetëm në Universitetin e Tiranës u regjistruan mbi 22 mijë studentë, ndërkohë për vitin akademik 2024-2025 në UT u regjistruan vetëm 3148 studentë.

Në gjithë Shqipërinë në 2013 kishte rreth 64 mijë studentë të rinj në Universitet Publike dhe Private të vendit.

Wisdom është standardi i Rilindjes për Universitetet e Shqipërisë, që në çdo rankim ndërkombëtar, dalin të fundit në rajon dhe në Evropë. 

Në krye të tyre janë patronazhistë politikë me plagjiaturë, që i vetmi angazhim serioz që kanë është ai i zjarrëfikësit për të shuar protestat studentore.

Por do jenë studentët që me protestat e tyre që do përshkallëzohen, do të zgjojnë nga koma arsimin e lartë që sot për meritë të Edi Ramës është në prag të asgjësimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco