Lajmi i fundit

Mesazhe për politikanët nga SkyECC, reagon SPAK: Janë sajesa, biseda të pavërteta

KAFE SHQETO/ Protesta e radhës, Paloka: Bizneset t'i ulin qepenat, Rama po i vjedh edhe ata jo vetëm ne...

10:03, 09/10/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka. Ai ka komentuar mosbindjen civile të opozitës të dy ditëve më parë.

Edi Paloka: Në raste të tilla, policia, ose provokon ose mban qëndrimin që duhet të mbajë korrekt, siç pretendoi ky, ministri i bandave, që kishte mbajtur polici, Sepse thashë në vitin 2000, kur unë drejtoja protestat, ajo lloj proteste që u bë të martën, në atë kohë ne e bënim natë për natë.  Dhe sigurisht që ju erdhi në majë të hundës deri sa më arrestuan mua dhe të tjerët me shpresën se do e mbyllnin protestën në atë kohë.

Aty nuk ka më pastaj, njerëzit që dalin në atë lloj proteste, në atë lloj revolte e kanë adrenalinën në maksimum. Përfshi edhe ne. Dhe aty të fusësh policë civilë, që ne 2000 ne i kemi kapur...në atë kohë i kemi nxjerrë me ceremoni nga turma dhe u kemi marrë edhe dokumentet etj, etj...

Nuk ishte në këtë rast kjo lloj proteste. Nuk kishte arritur aty. E tejkaloi qëllimin dhe në radhë të parë për mua është kjo kryesore si njohës i protestave dhe reagimeve. Fakti që ajo protestë nuk kontrollohej dot nga policia dhe me atë protestë ti mund ta bësh Tiranën tym dhe flakë nëse doje. Dua të dal tek ajo që e nisa edhe pak më parë me lokalet. Ne na është dashur që gjatë gjithë rrugës të lëvizim për të mbajtur të rinjtë që të mos sulmonin lokalet. Sepse edhe unë vetë pasi isha mbytur në gaz dal tek pjesa e pazarit të ri dhe shof që kishte njerëz të shtrirë nëpër karrige që po shikonin pikërisht protestën, pastja del edhe njeri nga ata që thotë jam demokrat e po se rrezuat sot etj...Kjo të irriton kur je në ato momente. I bie që unë kam dalë në protestë edhe për ata. Që unë po sakrifikohem këtëj dhe ti pret që të sakrifikohem unë që të përfitosh ti. Kjo krijon irritim tek njerëzit aty. Thashë adrenalina është në maksimum. Aty një pjesë janë të rinj, janë adoleshentë. Jemi përpjekur dhe i kemi ndalur në disa raste që të mos ndërhyjnë nëpër lokale. Që mjafton vetëm një molotov tek ai lokali dhe pastaj lokalin ta gëzosh. Unë nëse do të ketë një protestë të ngjashme do i këshilloja miqësisht, këta të lokaleve të gjithë por edhe njerëzit që nuk duan të jenë në protestë. Në qoftë se duan ta shofin nga televizori bëjnë mirë të paktën ta shofin nga shpia në televizor. Kurse këta të lokaleve, unë personalisht nuk kam ndërmend të vrapoj më dhe të mbaj të rinjtë që mund të duan të reagojnë. Kështu që nëse do ketë protestë tjetër të bëjnë kujdes për pronën e tyre. Ti ulin ato qepena se në fakt Rama nuk është duke më vjedhur vetëm mua, por është duke i vjedhur edhe ata. Dhe ne nuk po protestojmë vetëm për vete por po protestojmë edhe për ata...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco