PROTESTA/ Grillo: Kishte grupime që u munduan ta delegjitimonin duke e parë dhe intepretuar me cinizëm

22:14, 08/10/2024
A+ Aa A-

Aktivistja Iva Grillo, në një lidhje nga Irlanda me “A Show” në Syri Tv, komentoi protestën e djeshme të opozitës, teksa ndau përshtypjet e saj.

Mu duk sikur kishte disa grupime të caktuara që u munduan ta legjitimonin si protestë duke e parë me cinizëm duke e intepretuar me cinizëm”, u shpreh Grillo ndër të tjera.

Ishte një vëzhgim i imi nga larg duke parë rrjetet sociale dhe disa reagime që në pamje të parë në syrin tim, dukeshin deri diku cinike.

Mbas një proteste masive që tregoi rezistencë, që tregoi që qytetari ka ndjeshmëri, dhe reagon për kauzën e duhur.

Mu duk sikur kishte disa grupime të caktuara që u munduan ta delegjitimonin si protestë duke e parë me cinizëm duke e intepretuar me cinizëm.

Këtu padyshim nuk futet gjithkush që ka kritika të caktuara dhe padyshim mund të ketë kritika të shëndetshme, pasi ka njerëz që mund të kenë pritshmëri më të larta, megjithatë duke lënë mënjanë këtë grupim, dalloheshin grupime të caktuara të cilat në një mënyre të orkestruar mundoheshin  ta deligjitimonin si protestë.

Ndoshta do t’i klasifikoja si njerëz deri-diku apatikë.

Mund të jetë një grup tjetër të cilët kanë përfitime të caktuara nga pushteti ... dhe në njëfarë mënyre mendojnë se janë më rehat duke qenë në këtë pozicion, por mund të kishtë aty brenda ndoshta dhe njerëz që bëjnë kalkulime të vogla ndoshta meskine të politikës , duke menduar se duke deligjitimuar forcën që ka thirrur këtë protestë, ndoshta mund të përfitojnë pak nga hambari i votave opozitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco