VIDEO/ Manjani: Në Tiranë dje u protestua, ishte një reagim i opozitës për atë që po i ndodh

22:16, 08/10/2024
A+ Aa A-

Protesta e djeshme e opozitës në Tiranë, sipas avokatit Ylli Manjani ishte një reagim i opozitës për atë që po i bën mazhoranca asaj.

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani u shpreh se, kjo që ndodhi në Tiranë ishte një protestë, një reagim i opozitës, që mund të kishte ardhur edhe më herët.

‘Ajo që ka ndodhur dje në Tiranë është përkufizimi i fjalës; protestë. Ajo quhet protestë, e dyta pas vrasjes së të ndjerit, Klodian Rasha. Ajo ka qenë e para dhe kjo është e dyta.

Parisi është djegur se kryebashkiaku donte të ulte me dy gradë temperaturën e pishinave, sepse donte të kursente energji.

Brukseli u lye me m.. nga fermerët.

Dje ka ndodhur përkufizimi i fjalës protestë. Ajo në vetëvete ka sigurisht një shprehje të dhunshme, të moderuar të saj.

A ka arsye të protestosh? Sigurisht që ka.

Një deputet ka hyrë në burg pa ligj, i opozitës.

Kryetari i opozitës mbahet i izoluar me dhunë, pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë gjë.

Të gjithë kryetarët e partive të tjera të opozitës janë nën hetim penal.

Jeta parlamentare e opozitës është bërë gjithmonë më e kufizuar. Pa hapësira. E kanë marrë opozitën dhe e kanë vendosur me shpatulla për muri. Ky njeri çfarë do të bëjë? Do të reagoj, reagimi është njerëzor.

Prandaj protesta në vetvete ka mllef, helm, do ta nxjerrësh të keqen. Do marrësh dhe një gurë, do thyesh dhe një xham, edhe molotov. Prandaj është protestë.

Pa këto quhet manifestim, del e mbaj ca fjalime aty dhe kaq.

Sigurisht që ka brenda edhe ndëshkim, dhe ata që e bëjnë këtë gjë e dinë që do të shkojë policia e do ti trokasë tek dera.

Dhe është për tu vlerësuar dhe për të thënë, çfarë e ke këtë.

Po mirë, ti që rri rehat e komenton, gjen dhe një kamera dhe merr një top me ‘mjaltë’ dhe gjuan. Ai ka dalë të protesojë, nëse nuk e ndihmon dot, të paktën mos e shaj.

Ishte një reagim proporcional i opozitës. Do të doja të ishte shumë që të ishte populli shqiptar masivisht në këtë protestë pa dallime partiake. Ajo që i ndodh shqiptarëve opozitarë i ndodh edhe socialistëve’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco