SYRI TV/ Mediat gjermane jehonë mosbindjes civile, Frankfurter: Opozita kërkon zgjedhje të reja pa Edi Ramën

20:36, 08/10/2024
A+ Aa A-

Dhuna ndaj protestuesve, gazi lotsjellës i përdorur nga policia në mosbindjen civile të hënën në Tiranë është pasqyruar dhe në shtypin gjerman. Mediat prestigjioze gjermane si Tagesschau, ZDF dhe Frankfurter Rundschau i kanë dhënë hapësirën protestës ku qytetarët akuzojnë qeverinë për shtypjen e opozitës dhe korrupsion.

SYRI TV

Nisja e mosbindjes civile në Tiranë është pasqyruar në shtypin e mediave prestigjioze gjermane. Jehona e dhunës dhe gazi masiv që helmoi qytetarët në protestë kanë ngritur alarmin dhe në mediat gjermane.

Trazira të rënda shpërthyen gjatë protestave antiqeveritare në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Në këtë protestë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në këtë protestë u hodhën bomba Molotov në drejtim të institucioneve kryesore, kryeministrisë, bashkisë, ministrisë së brendshme dhe Partisë Socialiste dhe policia përdori gaz lotsjellës” shkruan prestigjiozja Frankfurter Rundschau.
Rrjeti publik televiziv gjerman, ZDF, raportoi gjithashtu për protestën e opozitës mbrëmjen 7 tetorit:  “Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pati trazira serioze të henen ku mijëra protestues opozitarë u përleshën në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje Molotovë në ndërtesat e qeverisë”.

Media prestigjoze publike gjermane Tagesschau theksoi dhunën e përdorur nga policia ndaj protestuesve. Në kryeqytetin e Shqipërisë, kanë shpërthyer përleshje të ashpra gjatë protestave kundër politikave të kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e opozitës e akuzojnë qeverinë për shtypjen e opozitës dhe korrupsion. Mijëra protestues u përplasën me policinë, duke hedhur kokteje Molotov drejt ndërtesave qeveritare, ndërsa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Përpara zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë Socialiste, pati përplasje të forta, ku protestuesit dogjën një poster të Ramës”. shkruan më tej ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco