Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Protestuesit e arrestuar/ Berisha: Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë! Jemi pranë tyre në çdo minutë

19:22, 08/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e sotme te protestuesit e arrestuar nga narko-policia e Edi Ramës.

Në fjalën e tij në protestën maratonë, Berisha kërkoi lirimin e protestuesve dhe i siguroi se PD është pranë tyre në çdo moment.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës.

Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.

I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë.

Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë.

Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco