Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Bakalli: Protesta ishte mjaft e natyrshme, do ta ndërkombëtarizojmë mesazhin e opozitës shqiptare

19:02, 08/10/2024
A+ Aa A-

Aktivisti i ‘Diasporës për Shqipërinë e Lirë’, Nador Bakalli gjatë një bisede me ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar protestën e mosbindjes civile të organizuar ditën  e hënë nga opozita.

Sipas tij, ajo protestë ishte diçka e natyrshme dhe jo një gjë e sjellë me zor. Bakalli i shpreh se, diaspora do ta ndërkombëtarizojë mesazhin e opozitës shqiptare, për gjendjen e demokracisë në vend.

‘Isha dje në një media që konsiderohet pranë pushtetit dhe aty thonin nga gazetarët e tyre se nuk ka pasur asnjë tentativë për organizim nga PD, për ti sjellë në Tiranë. Aty kuptova se ky grupim njerëzish ka qenë shumë i natyrshëm, shumë organik dhe kjo më jep shpresë.

Kur shoh Kujtim Eminin, unë kam një admirim për të, që edhe pse është në moshë të thyer, gjejnë mënyrën për të reaguar, për gjërat që nuk po shkojnë siç duhet.

Ne si diasporë e kemi parë këtë protestë, si një reagim të duhur dhe të natyrshëm kundër kushteve ku ndodhet sot Shqipëria.

Ka shumë rëndësi që hapet e mëtejshëm të protestës, të jenë të arritshme dhe stratregjike dhe njerëzve tu thuhet, që kjo është rruga që na çon tek qeveria teknike, tek zgjedhjet e lira.

Ne si diasporë i jemi ofruar për ndihmë PD-së për ta shtrirë aksionin e nisur në Shqipëri, edhe në diasporë. Të ndërkombëtarizojmë mesazhin e opozitës shqiptare për kushtet ku ndodhet sot Shqipëria.

I ofrojmë të gjithë ndihmën dhe ekspertizën PD-së për ta bërë këtë, në funksion të përmirësimit të kushteve të brishta të demokracisë në Shqipëri’, tha Nador Bakalli në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco