Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Burimi: Protesta e opozitës e arriti qëllimin! Associated Press përmblodhi në 1 fjali çfarë po ndodh në 12 vite

18:56, 08/10/2024
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për protestën e djeshme të opoztiës dhe jehona që ajo bëri në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Sipas Burimit, protesta e djeshme arriti atë që nuk është arritur në 13 vite me Ramën në pushtet.

‘Associated Press me vetëm një fjali mbledh çfarë ndodh në 12 vite. Protestuesit, opozita akuzon partinë e kryeministrit Rama për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe uzurpim të pushtetit të drejtësisë në vend. Me një fjali. Tani kemi kaluar në një shkallë shumë të lartë’, u shpreh Burimi.

Burimi: Meqë jemi te aspekti ndërkombëtar, u arrit dje ajo që nuk është arritur në 13 vite që është në pushtet Rama. Associated Press me vetëm një fjali mbledh çfarë ndodh në 12 vite. Protestuesit, opozita akuzon partinë e kryeministrit Rama për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe uzurpim të pushtetit të drejtësisë në vend. Me një fjali. Tani kemi kaluar në një shkallë shumë të lartë. I njëjti artikull i AP nxjerr dhe sloganet ‘poshtë diktatura’. Këtij sistemi po i del nami në botë. Nuk jemi më në gjëra personale. Janë tre shtyllat kryesore të demokracisë, korrupsioni, vjedhje e zgjedhjeve dhe uzurpim i drejtësisë. Gazetarët në perëndim do të fillojnë dhe të interesohen. Vetëm për këtë protesta e djeshme e arriti qëllimin. Janë 6 muaj deri në zgjedhjet e ardhshme dhe si do e mbajnë këtë ritëm. Çdo protestë që do ketë do jetë nën këtë hyqëm, hyqmin e kundërshtimit të uzurpimit të pushteteve nga Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco