Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Zhulali: Refuzimi i dhënies së shërbimit nga urgjenca është akt kriminal...

Zhulali: Refuzimi i dhënies së shërbimit nga urgjenca është akt kriminal...

18:54, 08/10/2024
A+ Aa A-

E ftuar një intervistë në Task Force në SYRI TV, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, shprehu një shqetësim të fortë për situatën e shërbimeve emergjente në Tiranë, duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme e rregjistruar në kryeqytet ku një qytetareje ju desh të sillte në jetë fëmijën e saj në makinë, rrugës për në urgjencë pasi kjo e fundit kishte refuzuar të ofronte shërbimin.

Gjatë bisedës me moderatoren Sonila Meço, ajo theksoi se refuzimi i urgjencës për të ofruar shërbim është një akt kriminal dhe kritikoi politikat që shfrytëzojnë situata të tilla për qëllime propagandistike.

Zhulali theksoi se ofrimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë prioritet, pavarësisht kushteve të vështira, dhe kërkoi një hulumtim të thellë mbi përgjegjësitë e institucioneve përkatëse. Ajo gjithashtu vuri në dukje zemërimin e popullit shqiptar, i reflektuar në protestën masive të fundit, duke e quajtur atë një shenjë e qartë e pakënaqësisë sociale.

'Nëse është e vërtetë që urgjenca ka refuzuar të ofrojë shërbim, kjo është kriminale.

Nuk duhet ta kalojmë kështu këtë lajm; nuk duhet të ndjekim propagandën dhe të flasim për trafikun, sepse ky nuk është problemi.

Nëse urgjenca e Tiranës ka refuzuar të ofrojë shërbim për një qytetar, kjo është kriminale dhe këta njerëz që shfrytëzojnë politikisht momentet e tilla, kur e kanë detyrim shërbimin për qytetarin, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

Njerëzit ofrojnë shërbime shëndetësore edhe në luftë, e jo më kur ka një protestë; këto janë arsyetime të papranueshme dhe ne duhet t’i refuzojmë. Nuk duhet t’i ndjekim, por përkundrazi, duhet të gjurmojmë kush janë drejtuesit e institucioneve që krijojnë situata të tilla. Pra, nëse do të ishte rrezikuar jeta e asaj zonje që fatmirësisht ka lindur shëndoshë e mirë, shkaktari i kësaj do të ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë një institucion shtetëror, që është urgjenca e Tiranës.

Kjo meriton një hulumtim më të thellë dhe nxjerrjen e përgjegjësive aty.

Protesta e djeshme ishte një fotografi e qartë e zemërimit të popullit shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes masive që pati, edhe pse njerëzit u thirrën qartësisht për mosbindje civile; pra, nuk ishte thjesht një shëtitje në boulevard. Një pjesëmarrje kaq masive tregon nivelin e zemërimit që ka populli shqiptar. Kjo është e para.

E dyta, mes të gjithë pjesëmarrësve që ishin aty, njerëzit që takonin njëri-tjetrin thonin të gjithë një fjali: “Kjo qeveri nuk durohet më dhe duhet të zhduket me çdo çmim.”

Gjatë protestës, gjendja e zemërimit të shqiptarëve u tregua nga fotografia e pjesëmarrjes dhe jetëgjatësia e protestës, sepse njerëzit e ndoqën të gjithë atë itinerar, në çdo institucion e çdo ndalesë, dhe e çuan deri në fund, pavarësisht përpjekjeve që bëri policia për t’i ndarë turmat, për të shpërndarë njerëzit me një helmin shpjegues të gazit lotsjellës.'- u shpreh Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco