Bushkolaj: Sjellje joprofesionale e Policisë së Shtetit, në protestë nuk kishte kontigjent të rrezikshëm

18:45, 08/10/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv,  komentoi protestën e djeshme të mbajtur nga opozita, teksa u shpreh se kishim të bënim, me një sjellje joprofesionale të Policisë së Shtetit, pasi në protestë nuk kishte kontigjent të rrezikshëm.

Duhet të kemi parasysh se Policia e Shtetit është në radhë të parë aty për të siguruar jetën e protestuesve që duhet të jetë primare.

Policia ka manualet e saj dhe kodet e saj të sjelljes në situate të tjera.

Gjëja e parë që bëhet kur molotovi hidhet te këmbët shtyhet në një hapësirë që është boshe që përgjithësisht është pjesa pas policëve. 

Kjo është një procedurë standarte që e bjënë gjithë policitë e vendeve të qytetëruar, pasi priorittet duhet të ngelet jeta e qytetarëve.

Se mund të kishim dhe një bilanc më të rëndë në rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

Unë mbaj mend që para disa kohësh, një protestues para bashkisë së Tiranës u arrestua sepse hodhi gabimisht molotovin i cili ra pranë gazetarëve, ajo bomba tymuese që shkaktoi jo pak dëme dhe në rastin konkret kemi të bëjmë me një shkelje tërësisht joprofesionale të Policise së Shtetit.

Janë disa elementë që duhen analizuar kur ka një protestë të tillë.

Kjo, ishte nga ato të pakta protesta që nuk kishte kontigjent të rrezikshëm. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco