‘Nuk jam unë ministër, jam veç manekin’-Iriqi bisedon me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha

‘Nuk jam unë ministër, jam veç manekin’-Iriqi bisedon me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha

14:39, 08/10/2024
A+ Aa A-

Iriqi:- Shumë gaz lotsjellës hodhe në protestë?

Hoxha:- Vërtet?

Iriqi:- Dhe e dogjët një person duke ia hedhur te këmbët molotovin e ndezur.

Hoxha- Vërtet?

Iriqi:- Pse nuk i latë protestuesit të afroheshin te Parlamenti?

Hoxha:- Vërtet?

Iriqi:-Kishe nxjerrë në Facebook disa fraza ironie për mosbindjen civile. Pse?

Hoxha:-Vërtet?

Iriqi:- Pse nuk më jep përgjigje, por veç më pyet me habi, vërtet, vërtet?

Hoxha:- Se ato pyetje që bën ti nuk më takojnë mua, o Iriq.

Iriqi:- Po a je ministër i Brendshëm?

Hoxha:- Unë jam ministër i vetes. Kaq. Ministër i Brendshëm, i Jashtëm, i Energjetikës, i  Financës, i Kulturës, i Turizmit është Rama, o vëlla. Se harrova. Edhe President ai është. Se harrova. Edhe Gjykatë ai është. Se harrova. Edhe Kryedoganier ai është. Se harrova. Gjithçka ai është. Ndaj mos m’u drejto mua.

Iriqi:- Po ti çfarë je?

Hoxha:- Thjesht një manekin në dyqanin plot vitrina të qeverisë. Na vendos atje Rama rresht e i thotë botës, ja shiheni, kjo është qeveria ime. Kaq e ikën ai. Merr makinën, aeroplanin dhe shet atdheun, jep tendera, shpërndan paratë e buxhetit te miqtë e shokët. Ble influencë nëpër botë.

Iriqi:- Po ju manekinët çfarë bëni?

Hoxha:- Ne luftojmë të rrëmbejmë ato që nuk ia kap syri atij. Nuk ngelim pa gjë, jo. Por ama ashtu me frikë.

Iriqi:- Frikë nga SPAK?

Hoxha:- SPAK na rri larg. Deri në zgjedhje e ka porosi të ketë mendjen te Berisha e te opozita. Më pas…

Iriqi:- Më pas çfarë?

Hoxha:- Më pas SPAK-u do të shkrihet. Ia arriti qëllimit, do thotë Rama. E një votim në parlament e fshin historinë e kësaj gijotine, kësaj vegle. Pas dy ditësh vjen një miratim nga ambasada e u kry. Arritëm në monizëm. Atje ku ishim. Ndaj mbiemri im do marrë më shumë shkëlqim në të ardhmen e mbase më lenë gjatë si manekin në atë vitrinë. Amen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco