VIDEO/ A është bojkoti opsion? Berisha: Kurrë! PD shkon drejt fitores së merituar të saj

14:00, 08/10/2024
A+ Aa A-

I pyetur nga gazetarët nëse është si opsion në tryezën e opozitës, bojkoti i zgjedhjeve parlamentare të 2025, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh qartë: Kurrë.

Sipas tij, Partia Demokratike po shkon drejt një fitore të merituar të saj.

‘Kurrë!

Ta harrojë kush se bojkotojmë!

Se kjo do të thotë t’i bësh dhuratë narkodiktatorit, po atë dhuratë nuk ia bëjmë kurrë ne.

Përkundrazi do votojnë të lirë shqiptarët.

Ky është i vetmi opsion i yni.

E panë mbrëmë se si ishte sheshi, se si ishte Tirana,kush ishin zotërit e saj.

Mjerë ata që luajnë me votë.

Ata do donte Edi Rama, do e kishte dëshirën më të madhe.

Por ata harrojnë.

Do votojnë shqiptarët me qeveri teknike pa kreun e krimit qeveritar shqiptar, Edi Rama.

Prandaj le ta përsërisin, por ju mos e besoni fare.

PD shkon në fitore, dje ka qenë starti jo vetëm i misionit të shenjtë për të rikthyer votën e lirë, por edhe për fitoren e merituar të saj.

Dhe ju garantoj që kjo do ndodhë!’, theksoi kreu i PD-së, gjatë konferencës për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco