VIDEO/ Berisha i bën thirrje Ramës: Krijo qeverinë teknike sepse javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd

VIDEO/ Berisha i bën thirrje Ramës: Krijo qeverinë teknike sepse javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd

13:16, 08/10/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të pranojë qeverinë teknike sepse javët në vazhdim do të jenë edhe më të ashpra për të.

‘Krijo qeverinë teknike sepse javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd’, nënvizoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq.

Mosbindja juaj dje, ka një rëndësi më të veçantë, se sa aksioni që kryet në vetvete.

Sepse ju mbrëmë thyet, bëtë pluhur një sofizëm, një mashtrim të ulët, që në vitet e fundit ishte përhapur qëllimisht si virus, e vërteta është se edhe midis nesh, për të vrarë shpresën e shqiptarëve.

Ky mashtrim është se shqiptarët nuk reagojnë.

Ky mashtrim është se shqiptarët janë të përulur.

Ky mashtrim është se shqiptarët më para ikin, largohen, se sa t'i dalin zot vetes, vendit dhe kombit të tyre.

Nga mbrëmë, nuk ka njeri në botë, që mund të thotë më këtë gjë.

Nga mbrëmë shqiptarët u vërtetuan guximtarë dhe heronj.

Dhe kjo vetëm falë jush.

Sepse ju mbrëmë treguat se nuk ka paqe më me vjedhjen.

Mbrëmë treguat se nuk ka paqe më me poshtërimin.

Mbrëmë treguat se nuk ka paqe më me krimin e organizuar.

Mbrëmë treguat se zjarri i revoltës ka filluar të djegë trojet e narkoshtetit.

Mbrëmë ju dëshmuat se nuk ka paqe në Sgqipëri pa votën e lire.

Prandaj për aksionin tuaj mbrëmë, mirënjohjen më të pakufishme.

Sepse ju dje rizgjuat krenarinë shqiptare.

Ju dje zgjuat nga letargjia shqiptarët, që prej 12 vitesh kanë kafshuar gjuhën ndaj çdo poshtërsie dhe padrejtësie, që u është bërë.

Por mosbindja e djeshme ishte vetëm aksioni i parë i fillimit të ri, i fillimit të mosbindjes civile.

Për Edi Ramën kam një thirrje: Opozita ka vetëm 1 javë në aksion.

Me kaq ti, ke humbur parlamentin. Me kaq, institucionet e krimit, u dogjën nga flaka e revoltës...

Reago sa je në kohë.

Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as dhe të marrim pushtetin me forcë.

Kërkojmë vetëm qeveri teknike si mënyrën më të mirë, më demokratike, më të civilizuar për të garantuar zgjedhje të lira.

Dhe aty në zgjedhje të lira, le të shohim se kë votojnë shqiptarët.

Pse ke frikë Edi Rama? Kur mendon se fiton, pse nuk krijon qeverinë teknike?

Të bëj thirrje, edhe një herë Edi Rama, krijo qeverinë teknike.

Sepse javët që vijnë, mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd.

KONFERENCA LIVE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco