Dogjani: Qeveria do ti mbyllë gojën opozitës, qytetarët reaguan nga padrejtësia

12:50, 08/10/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, deputeti i PD Asllan Dogjani, i cili foli mbi fillimin e një mosbindje civile nga qytetarët me kërkesën e opozitës.

Ai u shpreh se, pjesëmarrja në këtë protestë ishte masive dhe se reagimet e tyre kanë ardhur si pasojë e padrejtësive të vazhdueshme që i janë bërë.

Dogjani tha se, ardhja në pushtet e kësaj qeverie solli shtimin e vjedhjeve dhe një korrupsioni në nivelet më të larta në rajon.

Deklarata:

Fillimi i mosbindje civile ishte pjesëmarrje masive e qytetarëve në protestë për të reaguar kundër kësaj qeverie, kundër ësaj qeverie qën ka bërë gjithcka për ti mbyllur gojën opozitës dhe ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme shoqërinë shqiptare. Pjesmarrja masive dhe reagimet e qytetarëve dje nuk kanë ardhur për një ditë, por kanë ardhur në mënyrë të vazhdueshmë  si pasojë e padrejtësive që  janë bërë.

Po të hym dhe të bëjmë një analizë të gjithë qeverisjes së Edi Ramës deri më sot, nuk di asnjë qytetarë deri më sot përvec atyre që janë në oborrin e tij të kenë parë një ditë të bardhë nga kjo qeveri.

Që kur erdhi në pushtet filloj me arrestime për njerëz që skanë paguar energjinë elektrike apo ndërtimet pa leje, kur ndërkohë në të gjitha shoqëritë qeveria merr përsipër edhe familjet që janë në nevojë për ti krijuar mundësinë për të jetuar.

Kemi ardhur në pikën ku qytetarët vidhen, tenderat nëpërmjet inceneratorëve, korrupsioni, ku Shqipëria është vendi me korrupsionin më të lartë në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco