Koncensionet në shëndetësi/ Vokshi: Mazhoranca braktisi mbledhjen, vijim i mosbindjes civile kundër vendimeve antikushtetuese!

12:35, 08/10/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj për sabotim të mbledhjes së komisionit, duke ndërprerë transmetimin live.

Në një deklaratë për mediat pas përfudnimit të mbledhjes së Komisionit, për shkak të braktisjes së tij  nga deputetët e mazhorancës, Vokshi tha se socialistët nuk do t’ia dalin të pengojnë punën e Komisionit, për t’i shkuar deri në fund hetimeve të konnsensiove abuzive në shëndetësi.

Sipas Vokshit, prezenca e deputetëve të opozitës në Komisioni hetimor ëhstë vijim i mosbindjes civile, kundër vendimeve antikushtetuese të mazhorancës për përjashtimin e deputetëve.

E bojkotuan mbledhjen, ka numrat mazhoranca por iu ra skenari që kishin hartuar për të vijuar vetë në mënyrë të njëanshme. Mbledhja e sotme ishte në shkëlje të oprocedurave. Do të jemi në ballë të shkeljes së kushtetuetës. Është urdhëruar të hiqet transmetimi live, sekretari i Kuvendit ka dhënë urdhër.

Me urdhër të Genci Gjoncaj u hoq transmetimi live, do t’i shkojmë deri në fund. Kush pengon punimet e hetimit parlamentar do kallëzohet penalisht. Është shpërdorim detyre duke u munduar të heqin të drejtën e fjalës dhe të mos bëjnë transparencë, duke hequr transmetimin. Do jemi në përballje, s’do fshihemi përballë tyre që po tentojnë të fshehin krimet mosntruoze në shëndetësi.

Ne do vepriojmë rast pas rasti, është komision i posacëm dhe ka afat të caktuar, dhe pasi të ezaurohen hapat kalon raporti në seancë plenare. Kemi vendosur të jemi këtu për interes të publikut që të bëhet transparencë me koncensionet abuzive në shëndetësi. Janë incenmeratorët në shëndetësi që marrin 250 mln euro, kjo është që qytetarët s’marrin shërbime në onkologjik. Është vijim i mosbindjes civile, ne s’iu bindëm përjashtrimit të deputetëve. S’do t’u bindemi veptrimeve të tyre antikushteteuse. Këto koncensione abuzive të mos i lejojmë të zhvillohen më.

Kemi shuëm të jterë për t’i pyetur, ministrja Manastirliu, Beqajn, aksionerë etj, opozita do t’i shkojë deri në fund dhe të çojë para përgjegjësisë këdo që ka abuzuar me paratë në shendëtsi. Mosbindje ndaj urdhërave të vendimeve antikushtetuese, përballë, brenda dhe jashtë komisioneve e parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco