Ndryshimi që sollën 4 orë liri

Ndryshimi që sollën 4 orë liri

12:21, 08/10/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari/

Sot Tirana është një qytet më i lirë, më njerëzor, pas marshimit të mbrëmshëm.

Koraca e frikës dhe trysnisë që qeveria kishte vendosur dhe mbante të shtypur njerëzit ka rënë mbrëmë, në ato 4 orë përballje të qytetarëve me skalionet e të keqes.

Instumentat dhe mjetet e represionit të Edi Ramës u zhbënë mbrëmë nga trimëria e guximi i demokratëve dhe qytetarëve.

Pjesmarrja ishte masive dhe kjo ishte thyerja e parë e rrethimit, në kushtet kur qeveria ka vënë në levizje çdo mjet, propagandë, joshje e dhunë, për të shkurajuar reagimin, ngritjen e zërit.

Manifestimi dje konfirmoi kursin e drejtë të PD dhe Opozitës, pasi tregoi se kur je i vërtetë dhe i qendron kauzave, arrin të frymezosh dhe t’i nxjerresh qytetaret nga letargjia dhe frika.

Marshimi dje ja doli të ndërkombëtarizonte synimin politik, duke qënë se media të mëdha botërore, shkruajtën, “qeveri teknike” në titujt ku pasqyruan zhvillimet në Tiranë.

Kërkesa për qeveri teknike tanimë e ka fituar të drejtën dhe legjitimitetin, dhe është e paneglizhueshme.

4 orët e rezistencën e nxorën në pah profilin e Kryeministrit, i cili duket haptazi se ka nevojë të mbrohet me forca speciale të armatosura rëndë para popullit të tij. Kjo për shkak se ka qeverisur keq, është zhytur në korrupsion e krim dhe ka vjedhur votën.

Protesta e djeshme pati dhe simpatinë e njerëzve kudo që e ndoqën dhe u takuan me marshuesit.

Ka kaq vite që ky qytet sundohet e drejtohet nga disa hajdutë, me emra si 5D, nga qeveritarë aferash, ndërsa mbrëmë për 4 orë ishte i lirë, i çliruar nga arroganca e hajdutëria. Suksesi është ngjitës, dhe këto orë, do të behen ditë, javë e muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco