VIDEO/ Baçi: Rezistenca nuk ndalet deri në arritjen e qëllimeve finale

11:44, 08/10/2024
A+ Aa A-

Ligjvënësi demokrat, Luan Baçi në një intervistë në Syri TV për gazetarin Ermal Rizaj, ka folur rreth protestës kombëtare të 7 tetorit, të thirrur nga opozita.

Duke e cilësuar si një nga protestat më madhështore në 4 vitet e fundit të ringritjes së PD dhe opozitës, deputeti demokrat tha se ato nuk duhet të ndalen.

Sipas Baçit, qytetarët u ndjenë të lirë dhe se protestat duhet të vijojnë në të njëtën formë deri në qëllimin final, zgjedhje të lira e të ndershme, qeveri teknike dhe lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.

Për Baçin, në një kohë kur vendi përbalslet me një regjim autokratik, opozita duhet të punojë fort për ta kanalizuar në drejtimin e duhur mllefin e qytetarëve ndaj këtij regjimi, sa kohë që këta të fundit këmbngulin që protestat të vijojnë.

Protestë e radhës, vazhdim i aksionit politik opozitar. Jemi në vitin e 4 së ringritjes së PD dhe opozitës, e veçantë në llojin e vet. U organizua brenda një jave me masivitet që rrallë herë është parë. Protestë pa podium e folës, pati jehonë se do të ketë protestë ndryshe.

Disa media të majta nisën t’i jepnin një frymë që do të ketë dhunë për t’i friëksuar, por ndodhi e kundërta. Protestë masive e fuqishme, ishte populli opozitar. Qytetarët treguan se janë perfektë në sjelljen dhe organizimin e tyre. Marshuan nëpër Tiranë duke kryer akte revolte dhe në mënyrë paqësore përfunduan. S’do të ndalen protestat, është kërkesa e qytetarëve për qeverinë teknike, zgjedhje të lira e të ndershme. Qytetarët duan që vota e tyre të numërohet pa presionin dhe shantazhin e qeverisë. Këtë ua garanton një qeveri mbi palët. Pas 2013 s’kemi parë zgjedhje të lira e të ndershme, kjo e vërtetuar edhe nga ndërkombetarët.

Protestë e fuqishme dhe qytetarët u ndjenë të lirë. S’jemi në një vend demokratik, jemi në një vend me qeveri dhe kryeministër autokrat. Protestat duhet të vazhdojnë dhe të jenë të këtij formati. Nëse do ketë fjalime në protestat e radhës, do të ishte një kthim pas duke sfumuar këtë protestë madhështore. Qytetarët s’donin që të largoheshin, por donin të protestonin. Është në fajin tonë nëse këtë mllef e pakënaqësi dhe entuziazëm të qytetarëve për të protestuar, nuk do ta kanalizojmë aty ku duhet dhe të arrijmë kërkesat e qytetarëve, qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe lirimin e Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco