Zhupa shpërthen për përmbytjet në Vlorë: E vodhët dhe ‘e përmbysët’ qytetin, nuk do ketë normalitet nëse maxhoranca…

11:35, 08/10/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në fjalën e saj në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, ka komentuar edhe përmbytjet në Vlorë.

Zhupa theksoi se Vlora u përmbyt sepse është vjedhur nga ‘Rilindja’. Ajo shtoi se nuk do të ketë normalitet nëse maxhoranca nuk zbaton ligjin.

Ina Zhupa: Po grisni Kushtetutën dhe po ktheni vendin copë e çikë. Ju nuk mund të hetoni aferat që keni bërë ju. Ju thoni se është dëm më i madh tre karrige se të vjedhësh 250 milionë euro. Është dëm më i madh dëmi kolosal ekonomik tek inceneratorët.

Çfarë i ofroni Vlorës, që i vodhët çdo gjë dhe e latë të përmbytet. Mbledhja që kanë kërkuar këta sot është nul. Ju i keni vrarë shpresën qytetarëve. Nuk do ketë normalitet nëse maxhoranca nuk zbaton ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco