KAFE SHQETO/ Burimi: Protesta arriti në mediat ndërkombëtare – Në Shqipëri vidhen zgjedhjet...

KAFE SHQETO/ Burimi: Protesta arriti në mediat ndërkombëtare – Në Shqipëri vidhen zgjedhjet...

10:41, 08/10/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë Analisti Genc Burimi. Ai ka komentuar protestën e djeshme të opozitës.

Genc Burimi: Pashe dy suksese të protestave sepse arritën të mobilizonin njerëz në Shqipëri. Por arritën dhe sensibilizuan edhe mediat në botë. Sepse pati një jehonë imediate, të njëkohësishme në shumë media, deri edhe përtej atlantikut. Dhe për mendimin tim nëse këto protesta kanë si synim, krijimin e një qeverie të re, koalicioni dhe që kjo qeveri të ketë edhe njohje ndërkombëtare , është e rëndësishme që të ketë edhe jehonë jashtë. Dhe për mua ky ishte një parametër shumë i rëndësishëm sepse kësaj here më në fund në mediat e huaja jepet edhe lajmi që në Shqipëri protestuesit kërkojnë qeveri teknike sepse denoncojnë vjedhjen e zgjedhjeve.

Nuk ishte parë më parë kjo. Mediat botërore jepnin më shpesh lajme si p.sh. për Salianjin thonin se u dënua për kallëzim të rremë pa hyrë në detaje që ai personi që u denoncua nga Salinaji ishte vërtetë, trafikant droge dhe i dënuar në Itali. D.m.th kësaj here doli vërtet, i transmetua vërtet se në Shqipëri vidhen zgjedhjet prandaj njerëzit s’kanë më besim dhe protestojnë për qeveri teknike. Që për mua është një sukses. Së treti dua të them që shoh një propagandë tek krahu tjetër që thonë se ishte një dështim, apo kështu e ashtu. Duhet të thënë gjërat në kontekstin e tyre. Nuk bie qeveria me një manifestim është e pamundur. Në Bullgari që është bërë traditë që të ngrihen njerëzit kundër korrupsionit ka patur dy momente të rëndësishme mobilizimi, pas hyrjes së Bullgarisë në 2007 në BE. Ka patur ne 2013 që zgjatën 40 ditë manifestimet dhe tashmë në 2020.

Dhe në të gjitha këto raste mobilizimi ka qenë i djathtë dhe në 2020 u arrit një marrëveshje që Kryeministri Borisov ndaj të cilit pati manifestime shumë të qatë me thirrjet për korrupsion, oligarki ku ishte edhe dorëheqja e Prokurorit të Përgjithshëm, u arrit që zgjedhjet të bëheshin një vit më vonë dhe Borisov të mos ishte me kryeministër. Pra nuk janë manifestime që i zgjidhin gjërat brenda një dite. Duhet parë në një vazhdimësi të gjatë dhe efektin e prodhojnë në një moment të caktuar. Pra edhe njerëzit nuk duhet të bien në këtë kurth që disa media e ngrëjne se mbrëmë nuk u arrit asgjë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco