'Dje kishim protestë të mirëfilltë! Analistët që 'qajnë' hallin e PD, gëzojnë që vendi është në monizëm absolut’

'Dje kishim protestë të mirëfilltë! Analistët që 'qajnë' hallin e PD, gëzojnë që vendi është në monizëm absolut’

10:12, 08/10/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Në definicion, tubimi e djeshëm ishte fiks PROTESTË. Në dallim nga shumë tubime të mëparshme ku kemi pasur manifestim apo demonstrim me numra pjesëmarrësish apo cilësi fjalimesh, dje kishim një protestë të mirëfilltë.

Protesta në definicion nënkupton edhe sjellje dhune, sepse mllefi është i tillë që e motivon atë.

Në fakt akti i dënimin pa ligj të një deputeti opozitar, izolimi pa ligj, prova dhe fakte e kryetarit të opozitës, vendosja në qoshen e forcës të deputetëve të opozitës hapësirat parlamentare të të cilëve janë kufizuar ekstremisht shumë e deri edhe tek ndalimi i PD për të garuar në zgjedhje me lojën e vulës, e motivojnë mjaftueshëm jo një, por disa protesta si ajo e djeshmja.

Në protestë njerëzit nxjerrin duf, prandaj quhet protestë.

Në protestë hidhet edhe molotov, por nuk përdoret kallashnikov. Deri këtu është kufiri legal që ndan protestën nga kryengritja.

Kështu që asgjë anormale nuk ka ndodhur dje. U thirr një protestë dhe njerëzit protestuan, pavarësisht konsekuencave ligjore që janë të pritshme. Protestuesit i llogarisin edhe këto. Le të na thonë shqiptarët që jetojnë në perëndim se si bëhen protestat edhe kur ulet me 1 gradë temperatura e pishinave publike.

Tani, debati u bë mirë apo keq apo shërben apo jo PD, është temë tjetër. Është temë që e llogarit vetë PD më së pari e më së fundi, jo analiza publike.

Madje gjykoj që ata analistë që bëjnë sikur i qajnë hallin PD-së, janë minimalisht të pasinqertë. Atyre as u plas fare për fatin e PD apo pluralizmit. Ata gëzojnë ashtu nën maskën e “shqetësimit për PD” që vendi po kalon në monizëm absolut.

Është totalisht analizë e pandershme që bën sikur i qan hallin PD, sepse në fakt i bën telallin qeverisë. Në fakt është po e njëjta analizë që bërtet "pse s'po proteston PD-ja"....  Hyp se t'vrava, zdryp se t'vrava d.m.th...

Normalja është ti qëndrohet një logjike: ka apo jo arsye për të protestuar?

Nëse po, protesta është legjitime dhe kaq. Nëse jo, secili është sovran ta pasqyrojë realitetin sipas mendjes së tij, po jo ta fshehë këtë pasqyrim nën "hallin" fiton apo jo PD-ja.

Të tjerat janë spekulime e llogari që nuk i takojnë askujt përveç partive ti bëjnë.

"Të zezat" e Saliut apo të udhëheqësve nuk janë arsye për t'u ngatërruar me logjikën që kur të vendosin me shpatulla pas murit duhet të reagosh.

Për ndryshe vdis.

Sa më takon e përshëndes atë protestë që u bë sipas përkufizimit të termit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco