Narko-policia i dogji babain gjatë protestës/ Aktorja e njohur: Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

Narko-policia i dogji babain gjatë protestës/ Aktorja e njohur: Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

09:56, 08/10/2024
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Juli Emiri, reagoi pasi babai i saj u dogj kur policët i hodhën flakëhedhëse te këmbët gjatë protestës së djeshme.

POSTIMI I PLOTË

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t'ia shuaj,  bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç'të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë "mirë t'u bëhet/ç'u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)", ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë "shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç'ndodh" pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco