Zhupa: Nuk presim që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike, revolta do të vazhdojë

Zhupa: Nuk presim që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike, revolta do të vazhdojë

09:52, 08/10/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk presin që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike që opozita ka.

Zhupa theksoi gjithashtu se protesta tregoi revoltën e qytetarëve.

Zhupa: Dje ishte protesta e parë e kësaj revolte qytetare.

Nuk ishte as e vetmja dhe as e fundit.

Sigurisht që ne nuk presim që me një protestë në të arrijmë objektivin e qeverisë teknike sepse baza për të arritur këto objektiva është qëndrueshmëria dhe serioziteti me të cilën do të vazhdojë revolta qytetare por edhe revolta multidimensionale që nga aktiviteti në parlament tek këto lloj protestash, tek protesta të tjera që mund të bëhen edhe jashtë Shqipërisë në dyert e parlamentit europian apo të komisionit evropian.

Meta reagon pas protestës: Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush

Pra ne nuk presim që me një protestë të arrihet rezultati që ne kemi vendosur për mosbindje civile.

Por dua të them me bindje të plotë se protesta dje ishte një protestë e cila tregoi në fakt stilin gjerman e atyre protestave të vendeve më demokratike ku nuk ka ndonjë ndryshim nga Tirana e ditës së djeshme ku njerëzit me akte tregonin revoltën e tyre ndaj qeverisë.

Si protestë e parë që ishte për të nisur siparin e revoltës qytetare protesta ishte një protestë që mundi që të tregonte revoltën e qytetarëve, të bënte akte të mosbindjes civile dhe qëllimi është qëllim final dhe jo ditor.

Por asnjë nuk kishte dyshim se protesta jonë do ishte masive.

Ishte thjesht një protestë e parë në këtë stil të mosbindjes civile, e ngjashme me vendet perëndimore.

Aktet civile të revoltuarit dhe të shprehurit të mosbindjes civile ishin të pritshme dhe besoj edhe qytetarët do ishin të zhgënjyer nëse nuk do ishin këto aktet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco