Protesta e opozitës/ Grigels Muçollari: Dje qytetarët vendosën që ta refuzonin burgun e Ramës

09:07, 08/10/2024
A+ Aa A-

Përmes një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’  anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari  u shpreh se me protestën e organizuar ditën e djeshme, opozita hapi sirtarin e një lëvizjeje për zgjedhje të lira e të ndershme, ku populli tregoi se e ka forcën për tu përballur me qeverinë Rama.

“Padyshim që dje ishte dhe një sinjal për Ramën, qeverinë dhe për këdo tjetër ku qytetarët kishin vendosur që instrumentin më të rëndësishëm të kësaj mazhorance që është frika ta injoronin dhe të mbështesinin demokracinë në këtë vend”- u shpreh Muçollari.

Grigels Muçollari:

"Dje ishte një marshim i qytetarëve të cilët zgjodhën në mënyrë masive të mbështesnin kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, nëpërmjet qeverisë teknike.

Kështu që e parë në aspektin e vëmendjes, përmeskamerave mund ta vinim re dallueshëm numrin e madh të pjesëmarrjes së protestuesve.

Padyshim që dje ishte dhe një sinjal për Ramën, qeverinë dhe këdo tjetër, ku qytetarët kishin vendosur që instrumentin më të rëndësishëm të kësaj mazhorance (që është frika) ta injoronin dhe të mbështesinin kërkesat e opozitës, po mbi të gjitha të mbështesnin demokracinë në këtë vend.

Qytetarët dje kishin vedosur në një farë mënyrë të refuzonin burgun e Ramës, dhe ishin të gatshëm ta pranonin në funksion të protestës.

Dje opozita e para hapi sirtarin e një lëvizjeje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe kjo lëvizje pa dyshim nuk do të ndalojë vetëm me protestën e djeshme.

Dje populli ka treguar se ka forcë për t’u përballur me qeverinë në çdo moment, tregoi se për Ramën kishte më shumë leverdi të plotësojë kërkesën legjitime të opozitës sesa të tentojë ta shtypë atë.

Kështu që unë e shoh këtë si një sinjal të mirë pro qytetarve, si një mbështetje të opozitës dhe një refuzim të këtij regjimi që është krijuar, e në këtë aspekt shoh sukses me protestën e djeshme duke përmendur këtu edhe mbështetjen e mediave ndërkombëtare në kohë reale".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco