Çim Peka Live/ Haxhiu: Edi Rama e ka mbush kriterin politik për të shkuar në shtëpi

Çim Peka Live/ Haxhiu: Edi Rama e ka mbush kriterin politik për të shkuar në shtëpi

22:31, 07/10/2024
A+ Aa A-

I ftuar në studion e Çim Peka Live në SYRI TV, pas protestës kombëtare të PD-së gjatë mbrëmjes së sotme, analisti Baton Haxhiu ka replikuar me kolegët e tij, Armand Shkullaku dhe Çim Peka në lidhje me keqqeverisjen e Edi Ramës përgjatë 12 viteve.

Pyetjes së Shkullakut nëse Edi Rama duhet të shkojë në shtëpi, Haxhiu e pranoi se e ka mbushur kriterin politik për të shkuar në shtëpi.

‘Mendoj se Edi Rama e ka mbush kriterin politik për me shku në shtëpi’, u shpreh Haxhiu.

Biseda në studio:

Shkullaku: Baton Haxhiu, mendon që Edi Rama qeveris mirë ose qeveris keq sipas teje dhe duhet të shkojë në shtëpi pa menduar se kush do të vijë...

Haxhiu: Mendoj se Edi Rama e ka mbush kriterin politik për me shku në shtëpi.

Shkullaku: Kaq të pamundur e ke të thuash që qeveris mirë ose keq, pse e ke kaq të pamundur. Ti ke thënë që është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave. Unë kot bëj debat me ty, Këtu jo Sali Berisha por edhe Zoti të vijë është dilemë...

Peka: Protesta është për të garantuar votën pastaj se kë vendosin shqiptarët për ta zëvendësuar...

Haxhiu: Nuk po më duket ashtu. Protesta po më duket me hy në marrëveshje me qeverinë...

Peka: Nuk hyn Sali Berisha në marrëveshje me atë bastard. Rri i qetë...Mos ta votojnë njerëzit Sali Berishën por të drejtë të votojnë të lirë a kanë apo jo?

Haxhiu: Natyrisht.

Peka: Këtë thuaj. Me Edi Ramën votohet i lirë apo jo?

Haxhiu: Nëse nuk votohet me Edi Ramën të lirë Edi Rama shkon në shtëpi.

Peka: Ti vetë e ke thënë që bandat e Shkodrës e kanë vendosur kryetarin e bashkisë...Ti e ke thënë.

Haxhiu: Nuk e kam përmendur emrin bandë...

Peka: Janë akademikë ata për ty...Vazhdojmë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco