Pinjolli i familjes së Enver Hoxhës mohon dhunën e policisë ndaj qytetarëve

Pinjolli i familjes së Enver Hoxhës mohon dhunën e policisë ndaj qytetarëve

22:30, 07/10/2024
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pinjoll i familjes së ish-diktatorit Enver Hoxha ka mohuar që Policia të ketë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve në protestën kombëtare të opozitës të thirrur pasditen e 7 tetorit.

Gjatë një deklarate për mediat nga spitali i Traumës, pas vizitës që u bëri efektivëve të tij të plagosur gjoja nga protesta e opozitës, tha se Policia e Shtetit tregoi se ishte në standardet evropiane, ndërsa mohoi që punënjësit e saj të kenë lënduar ndokënd prej protestuesve.

LEXO EDHE: PAMJE TË RËNDA / Digjet nga molotovi në protestë, babai i aktores shqiptare: Policia i hedh flakadanin në trup

Edhe nëse do të ketë protesta të tjera në vijim, Hoxha tha se përgjigja e policisë do të jetë e rreptë dhe në proporcion me aktet e dhunës së protestuesve.

Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. 3 janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin, i falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë është 10.

U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigja e policisë është konform ligjit.

Protesta e motivuar politikisht është një e drejtë për tubim, të drejtën për tubim policia e ka garantuar. Në vijim të protestës të radhës policia do jetë në krye të detyrës dhe lartësinë për të përballuar çdo protestë sa i përket dhunës që mund të shkaktohet. Protesta ishte e dhunshme dhe në raste kur punonjës policie përfshihen në flakë dhe protestuesit e dhunshëm hedhin molotovë drejt policëve përgjigja e policisë do jetë e rreptë në proporcion me sulmin. Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një police europiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco