Belind Këlliçi parlajmëron përshkallëzim të protestave: U dhunuan qytetarët në mënyrë shtazarake nga policia, sot ishte vetëm fillimi...

Belind Këlliçi parlajmëron përshkallëzim të protestave: U dhunuan qytetarët në mënyrë shtazarake nga policia, sot ishte vetëm fillimi...

22:19, 07/10/2024
A+ Aa A-

Në një lidhje të drejtpërdrejtë më Çim Peka Live, drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Erin Hoxha, i cili mohoi lëndimin e qytetarëve nga policia e shtetit.

Këlliçi solli rastin e një qytetari i cili ishte djegur nga një lëndë piroteknike e hedhur nga një polic në drejtim të tij. Më tej Këlliçi theksoi se përgjigjja përgjigja e opozitës ndaj dhunës së policisë së shtetit do të jetë proporcionale në ditët në vijim.

“Janë dhunuar në mënyrë shtazarake qytetarët nga policia e shtetit. Zëdhënësi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që ka shkuar sot në policinë e shtetit ka dhunuar protestuesit. Janë dhunuar qytetarët me gaz lostjellës, edhe drejtuesit e PD. Sot sjellja e policisë sot ka qenë shtazarake. Sjellja e qytetarëve ka qenë proporcionale më atë çfarë ne kishim paralajmëruar. Kjo sot ishte vetëm kapitulli i parë i mosbindjes civile.”,- tha Këlliçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco