Bushati: Kjo opozitë nuk ka shkuar te molotovi, e kanë detyruar të shkojë duke i mbyllur çdo derë

22:07, 07/10/2024
A+ Aa A-

Andi Bushati, gazetar,  i ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv mbrëmjen e sotme, komentoi protestën kombëtare të organizuar nga opozita sot, ku përdorimin e molotovit nga ana e protestuesve e quajti si të vetmen zgjidhje të lënë nga qeveria.

Dua të merrem me deklaratën e Lencit: 'Se si këta po dalin në rrugë dhe po i japin  fund parlamentit , se kjo është vdekje e një opozites'.

Dhe për të kap nga e kundërta...:

Nëse opozita shkon në parlament për opozitë konstruktive , çfarë ju ndodh?

Kërkojnë interperlancë me Ramën, jo i thonë ik s'ka interplerlancë.

Kërkojnë komisione hetimore, i thonë nuk bëhet, ndërrojnë dhe ligjin pastaj.

Kërkojnë Gjykatë Kushtetuese, jo nuk ka gjykatë.!

Del tjetri dhe thotë që “ministri i brendshëm e ka vëllain trafikant e fusin në burg".

Pra nuk është se kjo opozitë nuk është përpjekur ta luajë rolin e opozitës konstruktive .

Këtu Ilir Meta me partitë e vogla beri grevë në Parlament dhe nuk u përjashtuan 25 veta me një dorë nga Parlamenti.

Pra këtu duhet të kuptojmë se nuk është kjo opozitë që ka shkuar te molotovi, e kanë detyruar, dënuar, të shkojë te molotovi se i  kanë mbyllur çdo hapësirë që opozitat kanë në vendet demokratike normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco