VIDEO/ Shkullaku: PD të vendosë vetëm një kriter për drejtuesit, rezistenca dhe lufta përballë Ramës

21:47, 07/10/2024
A+ Aa A-

Për analistin Armand Shkullaku, protesta e sotme e opozitës ka shënuar një pikë kthese për Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, në PD tani duhet të ketë vetëm një kriter, që drejtuesit që do të vendosen të jenë të gatshëm të bëjnë rezistencë përballë Edi Ramës.

‘Kjo protestë shënon një pikë kthese për PD. Unë do të doja që PD dhe Sali Berisha si kryetar i Partisë, duhet ti japin fund një lloj skizofrenie politike.

Sali Berisha ka shpallur që për zgjedhjet e ardhshme do të ketë primare në PD, ndërkohë thotë që ne jetojmë në një regjim fashist që i ka shpallur luftë opozitës. Sali Berisha tha se, Rama na ka shpallur luftë dhe ne do të luftojmë.

Pra të jesh një regjim fashiste dhe partinë tënde ta trajtosh sikur është pjesë e vendeve skandinave.

Për mua qe nga ky moment sot, PD duhet të vendosë një kriter të vetëm të ekzistencës së saj.

Nëse nuk do të asgjësohet si parti politike nga Edi Rama, PD duhet të vendosë një kriter dhe vetëm një për ata njerëz që marrin përsipër të jenë përfaqësues të popullit opozitar dhe ai kriter duhet të jetë për mua; rezistenca dhe lufta.

Që nga ky moment unë do të doja që aty, kriteri kush është; djegia e karrigeve, debati në parlament. Ata drejtues qarqesh që nuk janë sot duke u përplasur me policinë, duke hedhur molotov, e duke u ndeshur krahë më krah me njerëzit si përfaqësues të rezistencës së opozitës që ai kërkon të asgjësojë, nuk duhet të jenë më drejtues qarqesh.

Nëse jemi në kushte lufte, popullin opozitar e përfaqësojnë ata që dinë të luftojnë, që janë të aftë të mbajnë një armë dhe të hedhin një shishe me molotov.

Sot lufta nuk është vetëm me Edi Ramën, por edhe me njerëzit që i shërbejnë Edi Ramës.

Sot mund të shkohet të protestohet edhe para gjyqtarëve që futën në burg Salianjin.

Sot mund të shkohet të protestohet para atyre mediave që i bëjnë furça Edi Ramës se marrin përfitime publike nga Rama’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI LIVE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco