‘Narkosi është dridhur’/ Noka: Qytetarët i kallën datën! Mosbindje civile deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

21:35, 07/10/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën përmbyllëse të nisjes së mosbindjes civile nga mijëra qytetarë, të cilët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj keqqeverisë së Edi Ramës.

Nga selia e PD, Noka theksoi se ‘regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së qytetarëve, për qeveri teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe asnjëherë’.

‘Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojnë mosbindjes civile derisa synimet tona të arrihen, derisa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike që t’i ofrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira’, u shpreh Noka.

Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e qytetit të Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte, jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz lotësjellës dhe as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojnë mosbindjes civile derisa synimet tona të arrihen, derisa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike që t’i ofrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do u njoftojmë, ne jemi në mosbindje civile.

Sot ata janë duke u dridhur janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve i ka kallur datën. Me mijëra force policie kanë rrethuar bunkerin e Surrelit pasi sulltani atje dridhet dhe nuk fle i qetë. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohe as me polici as me gaz revolta qytetare.

Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile.

Fitore! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco