Lubonja: Protesta ishte e drejtë. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa baraz-peshë force

Lubonja: Protesta ishte e drejtë. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa baraz-peshë force

21:39, 07/10/2024
A+ Aa A-
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës.
Lubonja theksoi se protesta e sotme ishte e drejtë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur baraz-peshë në forcë.

Fatos Lubonja: Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur barazpeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco