VIDEO - Protesta kombëtare/ Baton Haxhiu: S’kishte qëllim! Peka ironizon analistin: Protesta matet me vrasje?

21:36, 07/10/2024
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu ka replikuar me panelin dhe moderatorin Çim Peka gjatë emisionit, 'Çim Peka Live' pas fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili njoftoi mbylljen e protestës kombëtare të opozitës.

Sipas analistit Haxhiu, protesta e opozitës nuk kishte qëllim, për të cilën tha se këtë e dëshmoi edhe vetë Noka.

Tejet ironik dhe cinik, moderatori Peka pyet Baton Haxhiut, nëse protesta matet me vrasje.

Pjesë nga debate:

Haxhiu- Nëse ka protesta qëllim. Njerëzit që kanë kryesuar protestën nuk ka qëllim. Qëllimi mungon. Nëse ke pasur qëllim për të protestuar se ka shkuar në burg një deputet ,e ke arritur qëllimin. Sa i përket dhunës së policisë, e pashë edhe në Gjermani kur dhunonte protestuesit që dolën kundër Izraelit për Gazën.

Ma vërtetoi gjuha e Nokës, i cili e përfundoi me protestën pa mesazh. Është pafuqia e një proteste që e tregon gjuhën e protestës.

Peka: Matet me vrasje protesta? Ku është Rama sot? Të duket qytet normal Tirana?

Haxhiu: Nuk e thashë këtë, kjo protestë s'e dëmtoi Ramën, s'i dha fuqi PD. E treguan modestisht prezencën në rrugë.

Peka: Ishin pak?

Haxhiu: Brenda një proteste, s'kishte qëllim.Ça do të thotë pak apo shumë, cili është qëllimi i protestës?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco