Agjencia shtetërore italiane e lajme, ANSA, i bën jehonë protestës kombëtare të opozitës shqiptare në Tiranë

Agjencia shtetërore italiane e lajme, ANSA, i bën jehonë protestës kombëtare të opozitës shqiptare në Tiranë

21:22, 07/10/2024
A+ Aa A-

Tensione në mbrëmje në Tiranë gjatë një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike, PD, forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan ANSA.

Raportimi:

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Pallatit të Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Edhe këtu një dush me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike.

I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe bote uji.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, – deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco