Mosbindja civile/ Policia e Ramës në panik, helmon me gaz lotësjellës edhe drejtuesit e PD-së

Mosbindja civile/ Policia e Ramës në panik, helmon me gaz lotësjellës edhe drejtuesit e PD-së

21:06, 07/10/2024
A+ Aa A-

Narko-policia e Edi Ramës duket se është kapur në panik nga mosbindja civile e mijëra qytetarëve, duke i sulmuar me një sasi të jashtëzakonshme gazi lotësjellës, ku si pasojë janë dëmtuar dhjetëra qytetarë si dhe drejtues të Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve për SYRI-n, janë dëmtuar Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu gjatë protestës te Bashkia e Tiranës, dhe më vonë janë dëmtuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në momentin që janë afruar përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se mijëra qytetarë kanë protestuar sot para Kryeministrisë, selisë së PS, Bashkisë së Tiranës, Kuvendit të Shqipërisë, duke mos u ndalur sërish në mosbindjen e tyre civile kundër narko-regjimit të Edi Ramës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco