FOTO - VIDEO/ Policia fshihet pas Xhamisë së Namazgjasë, u hedh gaz lotsjellës qytetarëve

21:06, 07/10/2024
A+ Aa A-

Policia ka provokuar qytetarët duke hedhur sërish gaz lotsjellës. Kësaj radhe, uniformat blu kanë hedhur gazin në Rrugën e Elbasanit, ndërsa prezenca e qytetarëve protestues atu ka qenë shumë e paktë.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një lëvizje e qëllimtë  e Policisë për të mos lejuar protestuesit të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit.

Gazetarët e Syri Tv raportojnë se gaziz lotsjellës është ghedhur nga efektivët e policisë nga Xhamia e Namazgjasë, për të cilët thonë se ata qëndrojnë të fshehur aty duke hedhur edhe gazin nhë drejtim të protestuesve dhe qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco