Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita përpara Kryeministrisë ende nuk ka nisur, por ka shënuar edhe zjarrin e parë.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si një gomë makine është djegur përpara Presidencës nga ana e protestuesve.
Policia ka ndërhyrë duke e fikur.
Kujtojmë se qytetarët do shprehin indinjatën e tyre ndaj keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës duke kaluar në mosbindje civile masive.
Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike dhe para Kryeministrisë.
© SYRI.net