Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta kombëtare e opozitës, tensione dhe përplasje me policinë

VIDEOLAJM/ Pensionistët i bashkohen protestës, policia u rreshtua përpara

18:11, 07/10/2024
A+ Aa A-

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita ditën e sotme përpara Kryeministrisë ka mbledhur nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe një numër të jashtëzakonshëm pjesëmarrësisht nga e gjithë Shqipëria.

Nga pamjet e ardhura në redaksiën e SYRI-t, dallohen dy të moshuara pensioniste të cilat janë ulur në betonat përpara Kryeministrisë në pritje të nisjes së protestës, ndërkohë që policia rreshtohet përpara tyre.

Kujtojmë se qytetarët janë thirrur nga opozita për të shprehur indinjatën e tyre ndaj narkoqeverisë së Edi Ramës e cila në 12 vite ka larguar mbi 1 milionë shqiptarë nga vendit, si dhe e ka kthyer korrupsioni dhe vjedhjen në sistem, për tu pasuruar në kurriz të njerëzve të ndershëm.

Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike dhe para Kryeministrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco